Kurti i quan deputetët e opozitës “nomadë”, Haziri i përgjigjet: Ministrat tuaj rrinë në Prokurori

19 qershor 2025 | 19:49

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar t’i etiketojë deputetët e ish-opozitës. Duke folur pas dështimit në seancën e 34-të, Kurti i quajti ata “nomadë”, që sipas tij nuk po duan të kenë shtëpi.

“Mund të dëshirosh të kesh shtëpi dhe të mos kesh shtëpi e të jesh refugjat, ta zëmë. Por ata të cilët nuk duan të kenë shtëpi janë nomadë. Ky është thelbi i nomadit. Prandaj këta janë deputetë nomadikë, të cilët nuk dëshirojnë të kenë shtëpi të tyre, sepse shtëpia – Kuvendi, Parlamenti i Republikës – është shtëpia e deputetëve, sidomos opozitarëve”, ka thënë Kurti.

Për deklarimin e kreut të Qeverisë në detyrë, ka reaguar nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri.

Haziri tha se ministrat e Kurtit po rrijnë në Prokurori krejt kohën.

“Ndoshta pa “shtëpi”, por me atdhe e me Republikë jemi. Zoti Kurti mund të ketë “qeveri” në detyrë por Ministrat e tij nuk rrijnë në zyrë por në Prokurori tanë kohën”, deklaroi Haziri për Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar…