Kurti i shkruan letër kongresistit që do të pasojë Eliot Engel: Kosova do ta ketë sërish një mik

15 dhjetor 2020 | 15:31

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar një letër urimi drejtuar kongresistit amerikan, Gregory Meeks, pas zgjedhjes se tij si drejtues i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA.

Meeks është pasardhësi i kongresistit Eliot Engel, i cili ishte mbështetës për Kosovën.

Kurti ka thënë se Kosova edhe me Meeks do të vazhdojë të ketë një mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve”, shkruan Kurti në letër e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi ka raportuar të martën ministri…