
Kurti ia dorëzon letrat zyrtare Von der Leyen për nisjen e dialogut strategjik në tre sektorë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka dorëzuar tri letra zyrtare Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për të shprehur interesimin e Kosoës për nisjen e dialogut strategjik në tri fusha në kuadër të rritjes së bashkëpunimit ekonomik.
Kjo është bërë në takimin e zhvilluar të mërkurën.
“Për të forcuar bashkëpunimin ekonomik me BE-në në kuadër të iniciativës “Single Market Highëay” Kryeministri i dorëzoi Presidentes von der Leyen tri letra zyrtare me interesin e Kosovës për të nisur dialogun strategjik në tre sektorë kyç, Bujqësi, Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit (TIK), si dhe Industri të Mbrojtjes, fusha ku Kosova sheh avantazh krahasues dhe potencial të lartë zhvillimi”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.
Poashtu Kurti ka folur për rëndësinë që Kosova të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE.
Në takim poashtu është diskutuar edhe procesin e zgjedhjeve lokale.
“Kryeministri foli edhe për zhvillimin e zgjedhjeve lokale të mbajtura të dielën e kaluar, të cilat ishin të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet më të mira evropiane. Theksoi rëndësinë për një tranzicion të rregullt të pushtetit në komunat ku do të ketë ndërrim të qeverisjes, në respektim të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës si dhe përkushtimin e qeverisë për të mbrojtur proceset demokratike nga çdo ndërhyrje e jashtme”, thuhet në komunikatë.