
Kurti ia humb meritat Vjosa Osmanit – nuk përmend që ishte presidentja që kërkoi vazhdimin e MCC-së
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka tentuar t’ia humb meritat presidentes Vjosa Osmani, e cila ka bërë kërkesë që të vazhdohet programi i MCC.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Kurti ndau fotografi nga nënshkrimi, por askund nuk e përmend kontributin e Osmanit.
“Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë”, shkroi Kurti mes tjerash.
Postimi i plotë:
Vazhdimi i Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë. Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë.
Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm.
(Fotot nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së hyrjes në fuqi të Programit Kompakt më 30 prill 2024).