
Kurti: Ilir Qeriqi nga 12 tetori do të jetë dora e qeverisjes së mirë për Lipjanin
14 shtator 2025
| 10:48
Albin Kurti ka thënë se në Lipjan, fletëvotimi i 12 tetorit ka shumë opsione, por i ka vetëm dy zgjedhje, prej tyre vetëm njëra është zgjidhje: Ilir Qeriqi me Lëvizjen Vetëvendosje!
Ai ka thënë se Iliri planifikon mirë dhe zbaton mbarë.
“Respekton të tjerët dhe gëzon respektin e të tjerëve. Ai është punëtor i madh dhe i disiplinuar si askush tjetër. Deri sivjet dora e djathtë e Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, nga 12 tetori do të jetë dora e shtetit për qytetarët dhe qeverisjen e mirë për Lipjanin”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.