Kurti: Investime si kurrë më parë në shëndetësi, Klinika e re e Kardiologjisë në prag të përfundimit

23 tetor 2025 | 16:15

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar për investime të mëdha në sektorin e shëndetësisë, të cilat sipas tij, po sjellin ndryshime rrënjësore në cilësinë e shërbimeve mjekësore në vend.

Kurti ka theksuar se një nga projektet më të rëndësishme është ndërtimi i Klinikës së re të Kardiologjisë, punimet e së cilës janë drejt përfundimit.

Ai ka shtuar se klinika do të jetë e pajisur me aparatura moderne dhe do të ofrojë kushte më të mira dhe më të dinjitetshme për pacientët.

“Investime si kurrë më parë po bëhen në shëndetësi. Ndryshimi është rrënjësor, e këtë mund ta vërejmë edhe në Klinikën e re të Kardiologjisë, punimet e së cilës janë drejt përfundimit. Aparatura të reja, kushte më të mira e të dinjitetshme dhe më shumë kujdes për pacientët”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e tretë e UEFA Champions League hyri zyrtarisht në…