Kurti ka këshilltar që ka protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

28 prill 2020 | 08:37

Analisti politik Blerim Latifi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka një anëtar të kabinetit që ishte kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë.

Latifi ishte duke komentuar deklaratat ish-këshilltarit politik të Kurtit, Shkëlzen Gashi, për krimet e luftës në momentin kur bëri të ditur se Kurti ka edhe një këshilltar në kabinetin e tij që ishte kundër intervenimit të NATO-s.

“Unë e di që një këshilltar i Kurtit, që nuk dua t’ia bëj të ditur emrin, ka marrë pjesë në protestat e kurdëve në Paris kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë. Ai ka qenë në rendin e parë të protestave. Ka dëshmi dhe foto. Protesta ishte e kurdëve të Turqisë, pjesë e partisë komuniste kurde PKK. Në kabinetin e Kurtit është një këshilltar që ka protestuar kundër ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten rreth orës…