
Kurti kërkoi njohjen, kjo është përgjigjja nga Sllovakia
20 prill 2021
| 21:27
Sllovakia nuk ka ndryshuar qëndrim karshi Kosovës.
Këtë e ka thënë Ambasada e Sllovakisë në Beograd në një përgjigje për mediumin serb, B92.
“Pozicioni i Sllovakisë rreth pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar”, thuhet në përgjigjen e kësaj ambasade.
Ka qenë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të hënën ka zhvilluar takim me Shefin e Zyrës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, ku dhe ka kërkuar njohjen e këtij shteti.
Sllovakia është një nga pesë vendet e BE-së, që nuk e njeh Kosovën si të pavarur, bashkë me Greqinë, Spanjë, Qipron dhe Rumaninë.