Kurti kërkon ndihmën e mërgimtarëve për zgjedhjet e 7 qershorit (video)

06 maj 2026 | 14:06

Kryeministri në detyrë dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar me postë për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 7 qershorit.

Përmes një videoje të publikuar në “Facebook”, ai ka thënë se po i pamundësohet të punojë dhe se kundërshtarët e tij “në thelb nuk e respektojnë rezultatin zgjedhor”.

Kurti ka thënë se procesi i regjistrimit të mërgimtarëve për të votuar këtë herë është “tejet i rëndësishëm”.

“Të vetmen përgjigje ndaj votës qytetare, opozita e kishte bllokadën”, ka thënë Kurti, duke shtuar se ka provuar “gjithçka” për të mos pasur sërish zgjedhje.

“Provuam gjithçka. Ishim të vetmit që propozonim zgjidhje me seri ofertash që vendi të mos shkonte në zgjedhje. Refuzim se refuzim”, ka thënë a ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Kylian Mbappes te Real Madridi është shndërruar…