Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për zgjedhjet e 7 qershorit, rezultati e dëshmoi këtë

24 qershor 2026 | 11:49

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e qeverisë ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme të 7 qershorit, duke vlerësuar se ato nuk kanë qenë të nevojshme dhe se verdikti i qytetarëve e ka konfirmuar këtë qëndrim.

Gjatë mbledhjes së parë fizike të qeverisë pas procesit zgjedhor, Kurti ka thënë se votuesit kanë dhënë sërish një mesazh të qartë politik dhe se rezultati duhet të respektohet nga të gjitha palët.

“Në të parën në të cilën po takohemi fizikisht pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje dhe ky rezultat e dëshmon këtë, të cilën e kemi thënë para se ato të ndodhnin. Qytetarët folën sërish qartë, rezultati duhet të pranohet dhe të respektohet”, ka thënë Kurti.

Ai ka bërë me dije se hapi i radhës pas certifikimit të rezultateve do të jetë nisja e konsultimeve dhe procedurave për krijimin e institucioneve të reja.

“Andaj, porsa të certifikohet rezultati, do të nisim punën dhe diskutimet për formimin e institucioneve të reja, konstituimin e legjislaturës së Kuvendit, formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit apo presidentes”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ermir Kovaçi shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…