Kurti: Kosova renditet në Grupin A të liderëve botërorë në qeverisje digjitale

18 dhjetor 2025 | 16:55

ryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova po kategorizohet në grupin A të vendeve liderë në qeverisje digjitale sipas Indeksit të Bankës Botërore të Tekonologjisë Qeveritare.

Kurti ka thënë se kjo e vendos Kosovën në mesin e shteteve me nivel të lartë të maturitetit digjital.

Ai ka shtuar se rezultatet e publikuara sot dëshmojnë progresin që ka arritur Kosova gjatë tre viteve të fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit.

“Rezultatet e publikuara sot dëshmojnë progresin që ka arritur Kosova gjatë tre viteve të fundit në 48 indikatorët kyç të indeksit, të cilët mbulojnë fusha si: sistemet kryesore qeveritare, shtytësit e digjitalizimit në qeveri, përfshirja e qytetarëve dhe ofrimi i shërbimeve publike. Në vitin 2020 Kosova ishte në grupin C, të vendeve me fokus të kufizuar. Në vitin 2022, u kategorizua në grupin B të vendeve me fokus të konsiderueshëm në qeverisje digjitale. Sivjet, jemi në grup A.  Avancimi në indeksin GTMI konfirmon përparimin e Kosovës në ofrimin e shërbimeve elektronike dhe në zbatimin e reformave që adresojnë shtyllat kryesore teknologjike, qeverisjen e të dhënave, zhvillimin e shkathtësive digjitale në administratën publike dhe qasjen mbarëqeveritare ndaj transformimit digjital”, ka shkruar Kurtii në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Supreme pritet që më 22 dhjetor 2025 të…