Kurti: Kosova si histori suksesi në tjetër indeks ndërkombëtar, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar

05 dhjetor 2025 | 22:57

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në “Facebook” se tashme Kosova është si histori suksesi në tjetër indeks ndërkombëtar.

“Kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se Indeksi Global mbi Krimin e Organizuar 2025, “në të cilin jemi përmirësuar për 34 vende në krahasim me vitin 2021, vlerëson Kosovën si shtetin me nivelin më të ulët të kriminalitetit në rajon. Tregues i qartë i angazhimit të përbashkët për luftim të krimit të organizuar, forcim të sundimit të ligjit dhe besimit ndaj institucioneve të rendit”.

Sipas Kurtit, ky indeks mbështetet e financohet edhe nga Bashkimi Evropian, Interpol dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka postuar në "Facebook" një…