Kurti kritikon qeverinë për mosrespektim të rezolutës për shpëtimin e PTK-së

12 maj 2019 | 13:15

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka rikujtuar se sot janë bërë 10 muaj prej kur Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për shpëtimin dhe mbrojtjen e Telekomit të Kosovës, por sipas tij, kjo rezolutë nuk është zbatuar nga qeveria.

Ai ka thënë se falimentimi i Telekomit po ndodhë me paramendimin e pronarit.

“Telekomi i Kosovës është si një pulë që sjell vezë të arta. Kur e panë pushtetarët që nuk po ndalet pula edhe atëherë kur ia vidhnin vezët, ia ndërprenë ushqimin duke ia ndaluar investimet. E kur as kjo nuk e ndali, atëherë ia sulmuan trupin së jashtmi me një Z pulë virtuele, ia sulmuan organet së brendshmi me kontrata e punësim parazitor, si dhe e zhvlerësuan duke e nxjerrë në shitje. Pula mbeti gjallë e regjimi s’po u besonte syve të vet. Andaj, pula virtuele e hodhi në gjyq pulën reale dhe e dënuan atë! Pra, duan ta mbysin pulën, t’ia hanë mishin, dhe ta shpallin pulën virtuele pulë reale”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Kompanitë e Telekomit nuk falimentojnë askund. Vështirë të gjendet ndonjë sektor tjetër i ekonomisë me fitime të garantuara sikurse ky. Prandaj, nëse keni parë a dëgjuar të ketë falimentuar ndonjë kompani e Telekomit ndokund, kjo ka ndodhur sepse është synuar ashtu. Falimentimi i Telekomit mund të ngjajë veçse me paramendim nga pronari.

Telekomi i Kosovës është si një pulë që sjell vezë të arta. Kur e panë pushtetarët që nuk po ndalet pula edhe atëherë kur ia vidhnin vezët, ia ndërprenë ushqimin duke ia ndaluar investimet. E kur as kjo nuk e ndali, atëherë ia sulmuan trupin së jashtmi me një Z pulë virtuele, ia sulmuan organet së brendshmi me kontrata e punësim parazitor, si dhe e zhvlerësuan duke e nxjerrë në shitje. Pula mbeti gjallë e regjimi s’po u besonte syve të vet. Andaj, pula virtuele e hodhi në gjyq pulën reale dhe e dënuan atë! Pra, duan ta mbysin pulën, t’ia hanë mishin, dhe ta shpallin pulën virtuele pulë reale.

Sot, më 12 maj, janë mbushur 10 muaj prej kur Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën për shpëtimin dhe mbrojtjen e Telekomit të Kosovës. Mirëpo, kjo qeveri i trajton rezolutat e Kuvendit si ushqime të ndryshme të një tavoline suedeze: merr çka i hahet për t’u majmur për vete.

Edhe PANhajni në njërën anë, edhe ekonomi e demokraci në anën tjetër, Kosova nuk mund të ketë. Sot, krimineli po e padit viktimën dhe po e fiton gjyqin! Nesër, nuk do të jenë më këta, ndodhen në mandatin e tyre të fundit në pushtet. Por, sa më i afërt fundi për këtë qeveri dhe sa më e shkurtër jeta e saj, aq më larg fundit shteti ynë dhe më e gjatë jeta e tij.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajmet se Ivan Rakitiq do të lërë Barcelonën për të…