Kurti kryen homazhe te varri i Xhevdet Lecit në 26-vjetorin e rënies

18 maj 2025 | 16:07

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i Xhevdet Lecit, në 26-vjetorin e rënies së tij.

Kurti ka çmuar lart figurën dhe kontributin e Lecit.

“Xhevdet Leci gjatë viteve të ‘90-ta punoi ditë-natë për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ishte edhe patriot, edhe humanist dhe në të njëjtën kohë zgjeronte, thellonte, ngriste rezistencën e popullit tonë, e cila fillimisht ishte paqësore e paarmatosur, e më pastaj edhe kryengritje e armatosur çlirimtare e udhëhequr nga UÇK-ja”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka…