
Kurti kujton grevën e 3 shtatorit 1990: Një moment kyç i rezistencës qytetare ndaj regjimit serb
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar sot grevën e madhe të punëtorëve të Kosovës të mbajtur më 3 shtator 1990, duke e cilësuar si një nga aktet më të pastra të rezistencës qytetare ndaj regjimit serb, raporton GazetaBlic.
Në një postim në rrjete sociale, Kurti rikujtoi se greva, e organizuar nga BSPK, kishte dy kërkesa kryesore: kthimin e punëtorëve shqiptarë të përjashtuar padrejtësisht nga puna dhe mosndërhyrjen në punën e institucioneve të Kosovës. Ai theksoi se greva u zhvillua në një kohë represioni ekstrem, kur mijëra nxënës ishin helmuar, e qindra mijëra punëtorë shqiptarë po përjashtoheshin nga puna.
Kurti e vlerësoi këtë grevë si një moment kyç të rezistencës kundër regjimit të apartheidit serb, që kulmoi me krimet e luftës në vitin 1999.