Kurti kujton helmimet masive të nxënësve në vitet 1989–1990: Krimet më djallëzore të shtetit serb

27 nëntor 2025 | 21:56

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar helmimet masive të nxënësve shqiptarë në Kosovë gjatë viteve 1989–1990, duke i quajtur ato ndër krimet më makabre të kryera nga Serbia okupatore, raporton GazetaBlic.

Ai tha se helmimet nisën në Klinë e Prizren dhe më pas u përhapën në mbi 20 qytete e dhjetëra shkolla e fabrika, duke prekur gjithsej 7,421 nxënës, punëtorë e qytetarë.

Kurti akuzoi autoritetet serbe se i kanë fshehur provat dhe kanë penguar hetimet, madje edhe duke ndjekur penalisht ata që jepnin ndihmë mjekësore.

Ai theksoi rëndësinë e dokumentimit të këtyre krimeve nga institucionet e Kosovës dhe tha se Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës po krijon një qendër të plotë arkivore e hulumtuese për t’i shërbyer studiuesve dhe për të ruajtur të vërtetën historike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga rastet më tronditëse të viteve të fundit në…