Kurti kujton vizitën e senatorit Dole në Kosovë: 33 vjet nga lidhja e marrëdhënieve Kosovë- ShBA

29 gusht 2023 | 16:42

Kryeministri  Albin Kurti, ka përkujtuar vizitën e  parë të senatorit amerikan, Robert Joseph Dole në Kosovë.

Ai ka bërë me dije sot janë bërë 33 vjet nga dita “kur u lidhën nyjet e dy skajeve të litarit që lidhi marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”.

Bashkë më të ishin edhe disa senatorë amerikanë, John William Warner nga Virxhinia, Edwin Jacob Garn nga Utah, Donald Lee Nickles nga Oklahoma, Alfonse Marcello D’Amato nga Nju Jorku, Steven Douglas Symms nga Idaho dhe Cornelius Alexander McGillicuddy nga Florida.

Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se vizita e senatorëve amerikanë ishte historike.

“Vizita e shtatë senatorëve amerikanë në Kosovë më 29 gusht 1990, ishte një vizitë historike! Ajo i ktheu dritat kah terri informativ duke ndriçuar shtypjen dhe apartheidin e Serbisë ndaj shqiptarëve në Kosovë. Kjo vizitë shënon fillimin e atij rrugëtimi të gjatë të përbashkët të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nga ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës te lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ndërhyrja e NATO-s, si dhe nga dita e çlirimit te shpallja e pavarësisë më 2008 dhe ngritja e shtetit demokratik të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka…