“Kurti kurrë më s’bëhet kryeministër”

04 dhjetor 2020 | 08:53

Analisti Ardian Kastrati ka thënë për kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, se nuk do të bëhet më kurrë kryeministër.

Derisa Ramush Tahiri thoshte “kur është zgjedhur, Kurti ka qenë i vetmi që e ka parapa që s’ka me zgjatë”, Kastrati tha se Kurti s’bëhet më kryeministër.

“Kurrë s’bëhet kryeministër. Kurrë më s’bëhet kryeministër. Ai njeri e ka zëvendësu unin e tij me botën e jashtme”, është shprehur Kastrati në RTK.

Kujtojmë se LV-ja doli e para në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019. Pas një drame të gjatë me LDK-në, arritën që ta bëjnë koalicionin qeverisës me Kurtin kryeministër.

Kurti qeverisi vetëm 45 ditë, për të dhënë dorëheqje më pas pasi shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veliun.

Pasi LDK-ja e inicioi mocionin e votëbesimit dhe e shkarkoi Kurtin nga pozita e kryeministrit, qeverinë e bëri me AAK-në dhe Nismën.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese po e hedh në dyshim se a është në të vërtetë e ligjshme kjo qeveri për shkak se një nga 61 deputetët që e votoi atë, doli se kishte probleme me drejtësinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
sh-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello, nuk ka mundur të…