Kurti: Limaj kërkoi kryeparlamentarin, s’mund t’i dëmtoj raportet me Listën Guxo dhe Alternativën

20 maj 2025 | 21:01

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka thënë se ka zhvilluar takim me kryetarin e NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj për të arritur marrëveshje për qeverisje, raporton Periskopi.

Kurti gjatë intervistës në transmetuesin publik u shpreh se Limaj i kishte kërkuar pozitën e kryeparlamentarit, por që sipas Kurtit, kjo nuk mund të arrihet për të mos dëmtuar marrëdhëniet me Lista Guxo dhe Alternativën.

”Kam pasur takime me Fatmir Limaj. Takimit kanë kaluar në një atmosferë ku është rritur besimi, mirëbesimi, vullneti për të bashkëpunuar por nuk ka pasur marrëveshje thjeshtë për shkak të një insistimi për një lloj parakushti për bashkëpunim në të ardhmen me pozitën e kryeparlamentarit.Tash unë jam në koalicion me Guxo dhe Alternativa, tash një partie me ja jap kryeparlamentarin kur e kam koalicionin me një parti e cila është dyfishi për nga numri i deputetëve, kjo e dëmton paripariueshëm arkitekturën e marrëveshjes paraprake që e ka VV me këto dy parti. Të ketë nënkryetarin është e kuptueshme, por ta ketë kryeparlamentarin nuk është e kuptueshme.

Nuk është e shëndetshme për konstituimin e Kuvendit që kur ke 3 deptutet të kesh kryetarin e Kuvendit, sepse Kushtetuta e thotë se i takon subjektit më të madh. u shpreh Kurti./Periskopi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zbuluar qëndrimet e tij…