
Kurti liroi nga detyra zëvendësministrin Qazim Rahmani
07 prill 2021
| 15:07
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani.
Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zëvendësministri Rahmani ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Rrahmani është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon.
Në vend të Rahmanit, Kurti e ka emëruar Resul Makreshin.