
Kurti: Marrëveshja me Serbinë, brenda mandatit të qeverisë sime
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha në një intervistë me Zërin e Amerikës se shpreson për një marrëveshje me Serbinë brenda mandatit të qeverisë së tij, që përkon me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij të Komisionit aktual evropian.
Në intervistën e fundvitit, kryeministri Kurti foli edhe për krizën energjetike që ka përfshirë vendin si dhe marrëdhëniet rajonale.
“Unë besoj që dialogu, bisedimet dhe marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të duhej të përfundonte brenda të mandatit të qeverisë së Republikës së Kosovës e që koincidon, që përputhet edhe me mandatin e presidentit amerikan, Joe Biden dhe atë të Komisionit aktual Evropian të udhëhequr nga zonja Ursula von der Leyen dhe me zëvendësin e saj, përfaqësuesin e lartë për politikën e Jashtme dhe atë të sigurisë, zotin Josep Borrell”, ka deklaruar Kurti.