Kurti mbërrin në ShBA, takon kongresistin republikan Keith Self

25 shtator 2025 | 18:37

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në ShBA, ka zhvilluar takim me kongresistin republikan Keith Self.

Ai theksoi se kongresisti është një mbështetës i zëshëm i Republikës sonë dhe mik i besueshëm i popullit tonë.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe për rolin aktiv të diasporës sonë në ShBA dhe kontributin e saj historik atje.

“Angazhohemi, sepse jemi gjithmonë të interesuar dhe të gatshëm, për bashkëpunim edhe më të afërt me miqtë tanë në Kongres dhe me qeverinë amerikane në promovimin e vlerave dhe interesave të përbashkëta të të dy vendeve”, ka thënë kryeministri Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës, ka vendosur që të lirojë disa kategori…