Kurti mbështet Çekun për kryetar: Prishtina është qendra e shtetit dhe fytyra jonë përpara botës

28 gusht 2025 | 22:19

Të mërkurën, Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë prezantoi ekipin për Kuvendin Komunal.

Prezent aty ishte edhe Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti të enjën shpërndau postimin e kandidatit për kryetar të Prishtinës Hajrulla Çeku.

Në Facebook, Kurti ka shkruar se “Prishtina është qendra e shtetit, fytyra me të cilën prezantohemi para botës”.

“Prishtina është qendra e shtetit, është fytyra me të cilën prezantohemi para botës. Ajo ka dëshira e sfida, kërkesa e nevoja të mëdha por e ka edhe një potencial të jashtëzakonshëm. Prishtina ka potencial të bëhet një kryeqytet më funksional për përditshmërinë e njerëzve, më i zhvilluar për mirëqenien e qytetarëve dhe më i barabartë për të gjitha lagjet e komunitetet. Hajrulla Çeku në krye dhe kandidatët tanë për kuvendin komunal në ballë, janë mundësia dhe garancia për Prishtinën. Suksese e na priftë e mbara”, ka shkruar Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje në vitin 2021 nuk arriti të fitojë Prishtinën me Arben Vitinë, ndonëse mbështetja nga Kurti ishte shumë e madhe.

Kryeqytetin e fitoi LDK-ja me Përparim Ramën, i cili synon edhe një tjetër mandat në zgjedhjet lokale të tetorit. /Gazeta Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, ka arritur një arritje…