Kurti: Mbrëmë në shtëpi jam ngrohur veç me batanije

15 dhjetor 2021 | 19:18

Kryeministri, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media në lidhje me krizën energjetike në vend.

Kurti ka bërë me dije se mbrëmë në shtëpinë e tij është ngrohur vetëm me batanije.

“Natyrisht që ne bëjmë thirrje, sepse besojmë se mund të racionalizohet përdorimi i energjisë elektrike dhe këtë e kanë bërë tashmë qytetarët në natën e mbëmshme, pjesën më të madhe të kohës po i bie të kalojë në makinë ose këtu në kryeministri ku kemi një sistem të ngrohjes. Mbrëmë kur kam shkuar vonë në shtëpi jam ngrohur vetëm me batanije”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se si qeveri do të punojnë që t’i ndihmojnë qytetarët për përballje me krizën energjetike.

Qeveria do ta mbulojë furnizimin me energji elektrike

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka zhvilluar sot një takim…