Kurti: Më 7 qershor le t’i kalojmë 500 mijë vota dhe ta shënojmë fitoren e radhës

21 maj 2026 | 12:22

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka thënë se më 9 shkurt të vitit të kaluar Lëvizja Vetëvendosje! i pati afër 400 mijë vota në zgjedhjet qendrore.
Ndërkaq sipas tij, më 28 dhjetor arritëm bashkë afër 500 mijë vota.

“E më 7 qershor le t’i kalojmë 500 mijë vota dhe ta shënojmë fitoren e radhës, edhe më të madhe e vendimtare, që t’i japim shtetit tonë institucione funksionale e t’ia mbyllim bllokut opozitar shtigjet të cilat po i shfrytëzojnë për ta mbajtur shtetin peng. Nga Gjilani dhe Anamorava e vazhduam mobilizimin për zgjedhjet e ardhshme. Brezave aktual dhe atyre që do të vijnë pas nesh duhet t’ua lëmë trashëgimi një Kosovë gjithnjë e më të zhvilluar dhe prosperuese”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Kurti ka theksuar se po ndërtojnë shkollat dhe çerdhet. “Po investojmë në ushtri, mbrojtje e siguri, me pajisje e armatim, industri dhe prodhim; po e rrisim mbështetjen për fëmijët dhe studentët, nënat lehona dhe të gjitha familjet. Dora e mirë e shtetit po prek aty ku më herët nuk shfaqej dot. 116 është numri, 7 qershori është dita, kur votojmë për progresin shoqëror, rritjen ekonomike dhe sigurinë shtetërore e qytetare”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte (e enjte) do të luhet finalja e Kupës së…