
Kurti: Me Hajrulla Çekun kryetar, do të kemi një kryeqytet që zhvillohet me plan
02 tetor 2025
| 12:21
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë pjesë mbrëmë në një takim me banorët e Kodrës së Trimave, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, shpalosi platformën e tij për kryeqytetin.
Kurti me Hajrulla Çekun kryetar, prishtinasit do ta kenë një kryeqytet që zhvillohet me plan, jo me improvizime, për secilën lagje, secilin fshat.
“Sa herë që i ka ardhur radha Kodrës së Trimave, qeverisjet ia kanë kthyer shpinën. Kjo është padrejtësi, dhe kjo padrejtësi do të marrë fund këtë vjeshtë. Me Hajrulla Çekun kryetar, do të kemi një kryeqytet që zhvillohet me plan, jo me improvizime, për secilën lagje, secilin fshat”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.