Kurti me presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës diskuton për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

30 tetor 2025 | 12:48

Gjatë qëndrimit në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në vend e rajon.

Kryeministri Kurti e njoftoi presidentin De Roover për rezultatet e Kosovës në rrafshin ekonomik, ndër to rritjen e qëndrueshme ekonomike prej mesatarisht 6% në katër vitet e fundit dhe dyfishimin e investimeve të huaja direkte, dhe kushtet e volitshme dhe përparësitë që vendi ynë ofron për investime të huaja.

Ai veçoi investimet e rëndësishme që ka bërë qeveria në sektorin e bujqësisë dhe të mbrojtjes, si dhe reformat e ndërmarra në politikat e mirëqenies sociale.

Gjithashtu diskutuan për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kurti përmendi rëndësinë dhe efektin pozitiv që ka pasur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022 si hap të rëndësishëm që dëshmon përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj reformave demokratike dhe integrimit evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, e përcolli nga…