Kurti: Me qeverisjen tonë do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët

26 qershor 2025 | 14:07

Dje është bërë pagesa me rritje e shtesave për lehona 325.9 euro/muaj, nga 170 euro sa ishte deri muajin e kaluar.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shkruar në “Facebook” se vetëm falë qeverisjes së tyre do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët.

Sipas tij, para katër vjetëve nënat lehona nuk merrnin asnjë cent mbështetje financiare nga shteti.

“Në Republikën tonë gjithmonë ka pasur nëna lehona dhe fëmijë. Por vetëm falë qeverisjes sonë do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje për nënat lehona dhe fëmijët. Nënat e reja tash marrin 325.9 euro në muaj nga 170 euro sa merrnin deri në muajin e kaluar. E para katër vjetëve nuk merrnin asnjë cent mbështetje financiare nga shteti”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se…