
Kurti: Më së largu më 26 tetor prezantojmë qeverinë e re
13 tetor 2025
| 11:02
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur mbi krijimin e qeverisë së re.
Në konferencën për medie, ai ka thënë se dita e fundit për ta prezantuar kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori.
“Dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e kuvendit ku u prezantoj kabinetin e ri qeveritar, është 26 tetori. Shumë shpejt, qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat për qeverinë qendrore”, ka thënë Kurti.
Nëse nuk ka qeveri të re, Kurti është shprehur i gatshëm për zgjedhje të reja.
“Po bëhemi gati për qeverinë Kurti 3, nëse nuk ka, jemi të gatshëm për zgjedhje të reja. Gatishmëria jonë është e plotë, por një herë plani ynë është për qeverinë Kurti 3”, ka thënë Kurti.