Kurti me thirrjen e fundit për LDK-në: Hatixhe Hoxha tërhiqet, silleni listën me 15 nënshkrime me emrin e kandidatit

28 prill 2026 | 20:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dalë në një konferencë për media, para përpjekjes së fundit për zgjedhjen e presidentit. Seanca është shtyrë për të tretën herë dhe përpjekja e fundit para skadimit të afatit kushtetues do të jetë në orën 23:00.

Në konferencën e dytë brenda pak orësh, Kurti tha se e propozuara për presidente Feride Rushiti i ka votat për presidente, bazuar në votimin e mbrëmshëm, por nuk e ka kuorumin.

Ai tha se kandidatja Hatixhe Hoxha ka pranuar të tërhiqet nëse LDK sjell 15 nënshkrime për një kandidat të saj. Kurti tha se do ta pranonin cilindo kandidat të LDK-së, përfshirë edhe Vjosa Osmanin.

“Ju e dini që VV-ja dhe unë kemi bërë një mori ofertash për LDK dhe PDK por të gjitha propozimet tona janë refuzuar. Nga pala tjetër nuk kemi pasur asnjë propozim për të dalë nga ngërçi. Përgjegjësia për ti dhënë Republikës institucionet e plot nuk është vetëm e fituesit. Edhe për opozitën ka përgjegjësi në konstituimin e institucioneve. Nata e mbrëmshme dëshmoi se Kosova mund të ketë presidente të re, Feride Rushtinin, meqenëse në kuti kishte 63 vota. Feride Rushiti i ka votat për presidente, mungon kuorumi. 63 vota , të fshehta janë më shumë se votat e qeverisë Thaçi 2 dhe qeveria e PAN-it me Haradinajn kryeministër. Të gjithë besoj e keni vërejtur që katër parti mungojnë në Kuvend, PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

Në këtë situatë, unë jam përballur me pyetjet për listën e LDK-së me 15 nënshkrime, që kishte datën e pardjeshmit dhe nuk kishte emër sipër. Pasi përfundoi kjo seancë, kam komunikuar menjëherë me kandidaten Hatixhe Hoxha. Ajo është dakorduar të tërhiqet nga kandidatura nëse LDK i sjell 15 nënshkrime për këdo që është. Në atë rast VV i plotëson edhe 15 nënshkrime dhe do sonte le ta zgjedhim presidentin”, tha Kurti në konferencën për media.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i shoqatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka marrë…