Kurti: Mediat i bënë pritë Murat Jasharit, dhe u thanë ato fjalë pastaj
18 maj 2026
| 21:13
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në emisionin Interaktiv, foli për kandidaturën e refuzuar për president nga Murat Jashari. Ai në mënyrë të pabesueshme, për këtë çështje i vuri faj mediave. Tha se i bënë pritë Murat Jasharit.
“Shumë më keq e shumë fish, më keq pra, se sa Glauk Konjufcës ia bënë priten Murat Jasharit mediat. U thanë ato fjalë dhe ja ku jemi tash” – tha ai.
Kujtojmë se Murat Jashari intervistën për VOX Kosova kur e refuzoi Lëvizjen Vetëvendosje, e dha me vet dëshirë.



