Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së BE-së që mbahet në Tiranë
20 nëntor 2025
| 12:53
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do të marrë pjesë në Samitin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian (BE) që mbahet nesër më 21 nëntor, në Tiranë, ka njoftuar zyra e kryeministrit.
Ndërsa sonte Kurti merr pjesë në Darkën e Liderëve në kuadër të këtij samiti.
Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave në Tiranë.



