
Kurti: Ministria e Jashtme ka 53 degë nëpër botë, veç në Antarktik s’ka
11 gusht 2025
| 11:21
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës është dikasteri me më së shumti degë nëpër botë. Ai ka thënë se kjo ministri nuk ka degë vetëm në Antarktik.
Këto komente Kurti i bërë në Konferencën e Ambasadorëve.
“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka 53 degë të ndryshme, të shpërndara në gjashtë kontinente, përveç Antarktikut. Kemi 34 ambasada, 12 konsullata të përgjithshme, katër konsullata, dy misione të posaçme dhe një zyre ndërlidhëse. Për të gjitha sakrificat, për çdo ditë pune të palodhshme, çdo takim me shtetet pritëse, çdo mundim, ne jemi dhe do të jemi përherë mirënjohës”, ka thënë Kurti.