Kurti mirëpritet nga kryetari i Vjenës para samitit
07 dhjetor 2022
| 22:51
Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar nga kryetari i Vjenës, Michael Ludwig, që i paraprinë Samitit të Liderëve të Socialistëve dhe Demokratëve të Ballkanit Perëndimor.
Aty, kryeministri Kurti së bashku me kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, patën mundësi që të shoqërohen dhe të diskutojnë me pjesëmarrësit e Samitit që do të mbahet nesër.



