Kurti mohon krizën – Vlora Çitaku: Këndelluni, mos e mbani peng Kosovën

10 maj 2025 | 13:37

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tha se “nuk ka krizë institucionale” në vend.

Çitaku kujtoi se kanë kaluar më shumë se tre muaj nga zgjedhjet dhe Kosova ende nuk ka as Kuvend funksional, as Qeveri legjitime.

“Sipas Albin Kurtit, nuk ka krizë – as institucionale, as politike. Ashtu siç nuk sheh krizë ekonomike, nuk sheh as rritjen e çmimit të energjisë apo të kostos së jetesës,” shkroi ajo në një reagim publik.

Deputetja e PDK-së u bëri thirrje partisë në pushtet që të mos e mbajnë peng vendin për interesa personale. “Këndelluni, keni mundësi ta zhbllokoni situatën. Mos e mbani peng Kosovën, se ajo është shumë më e madhe dhe më e rëndësishme se egoja e Albinit,” theksoi Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Musa Sabedini Po i referohem vetëm disa rasteve të…