Kurti mohon se me Hamzën ka biseduar për politikë

10 qershor 2025 | 13:07

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka thënë se gjatë takimit me kandidatin për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, janë diskutuar vetëm çështje bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve dhe jo ndonjë marrëveshje politike për formimin e qeverisë.

“Kemi thënë në komunikatën tonë. Bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve të të dy komunave, të dy anëve të lumit të Ibrit”, ka thënë Kurti pas shënimit të 147- vjetorit të themelimit të Lidhjes së Prizrenit.

Zyra e kryeministrit dje ka njoftuar se Kurti bashkë me ministrin në dorëheqje të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka takuar në zyrat e tyre respektive kryetarin e Mitrovicës së veriut, Erden Atiq dhe kryetarin e Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza.

Fillimisht, ai ka takuar Atiqin, ndërsa më pas Hamzën “me të cilin diskutuan rreth bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror edhe atij komunal dhe shtyrjen para të nismave e projekteve nga të cilat përfiton komuna dhe qytetarët e saj”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Bukoshi me…