Kurti mohon se situata aktuale politike është diskutuar në takim me ambasadorët e Quint-it
09 mars 2026
| 11:55
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nga gazetarët se a ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në takimin e tij të premten me përfaqësuesit e vendeve të Quint-it.
Në një përgjigje të shkurtër për mediat, Kurti ka mohuar se temat aktuale politike ishin pjesë e diskutimit.
“Nuk ka pasur të bëjë me atë temë fare, ka qenë një takim që është dakorduar më herët”, ka thënë Kurti.



