Kurti mungoi në seancë pas raportimeve se ndodhet në Greqi, para karriges së tij veç flamuri kuq e zi

17 korrik 2025 | 11:37

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit, derisa ka raportime se ai ka shkuar në Greqi atje ku po mbahet “Symi Symposium”, ndonëse nuk ka pasur njoftim zyrtar.

Siç edhe shihet në rendin e parë të deputetëve të Vetëvendosjes, Kurti nuk  ishte i pranishëm aty.

Para karriges së tij, ndodhej vetëm flamuri kuq e zi, i vendosur nga kjo parti qysh prej betimit të deputetëve.

Ndryshe, sot për herë të 48-të ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. /Nacionale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 17 milionë njerëz në Gjermani jetonin vetëm vitin e…