Kurti nderon Demaçin në Ditën e Çlirimit: 12 qershori, thyerje e burgut të madh që quhej Kosovë

12 qershor 2025 | 13:21

Në nder të 26-vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varri i veprimtarit të shquar Adem Demaçi, duke vlerësuar figurën e tij si simbol të qëndresës dhe përkushtimit për liri.

Gjatë fjalës së tij para mediave, Kurti ka theksuar rëndësinë që kishte Demaçi në historinë e rezistencës shqiptare dhe lidhjen e tij me simbolikën e 12 qershorit si ditë e çlirimit nga regjimi serb.

“Baca Adem, Adem Demaçi kur pati dalë nga burgu pati thënë që dola nga një burg i vogël në burgun e madh, sepse ishim nën okupimin e egër të Serbisë, me një regjim shovenist antishqiptar. Prandaj edhe Dita e Çlirimit 12 qershori, është si një thyerje e një burgu të madh që quhej në Kosovë, sepse u çlirua populli, dhe po tërhiqeshin të gjitha forcat policore e ushtarake të Serbisë. Andaj sot në Ditën e Çlirimit dhe të paqes, vumë lule të freskëta edhe te varri i bacës Adem si simbol i rezistencës sonë dhe veprimtar i paepur i cili nuk u kursye asnjëherë dhe dha gjithçka për më të mirën dhe më të mbaren e vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikuperimi i 49 pikëve nga Oscar Piastri dhe 39 nga…