Kurti në 37-vjetorin e grevës së minatorëve: Akt rezistues që hapi epokën e shkatërrimit të Jugosllavisë

20 shkurt 2026 | 10:57

Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar grevën e minatorëve të Trepçës, para 37 vitesh, si kontribut i dhënë ndër gjenerata për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Megjithëse kërkesat e minatorëve nuk ishin realizuar, Kurti ka shkruar  në “Facebook” se greva e minatorëve në Stantërg, ishte akti i parë i gjerë rezistues që hapi epokën e shkatërrimit të Jugosllavisë të udhëhequr nga Serbia e Millosheviqit, periudhë kjo ka kulmuar me çlirimin e Kosovës në qershor të vitit 1999.

“Të shqetësuar për fatin politik të shqiptarëve në Jugosllavi dhe për cënimin e statusit të Kosovës si krahinë autonome dhe element konstituiv në kuadër të asaj federate, minatorët ishin në grevë nga 20 deri më 28 shkurt, duke këmbëngulur në 10 kërkesa të tyre që shkonin deri tek ajo që çështja e shqiptarëve në Jugosllavi të shqyrtohej edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Kjo nuk ishte hera e parë që komuniteti i minatorëve organizohej me kërkesa politike, meqë tre muaj më parë, më 17 nëntor 1988, minatorët e Trepçës marshuan në këmbë nga Stantërgu deri në Prishtinë, me thirrje për t’u përfillur politikisht klasa punëtore. Kurse qysh më 28 shtator 1983, minatorët Xhavit Bajraktari dhe Shyqri Miftari, e kishin shkruar në muret e menzës së punëtorëve parullat ‘Kosova Republikë’ dhe ‘Trepça është e jona’”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hajdin Abazi Këto ditë, ashtu si nga fillimi dhe…