
Kurti në AUK: Opozita m’i kritikonte shtesat për lehona, tash askush s’po thotë që do t’i hiqnin
Familjet kosovare “po ia dalin më mirë” si pasojë e shtesave për lehona, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në AUK ku ka folur për politikat e veta kryesisht subvencionuese.
Kurti u ka folur studentëve për politikat e tij sociale, përkatësisht ka theksuar shtesat për lehona dhe se si ia ka kritikuar ashpër opozita.
“I quanin formë fyese të bamirësisë, vitra. Por, nëse shikoni me kujdes listën e premtimeve ekstravagante të partive opozitare në zgjedhje – ju do ta vëreni se askush nuk po zotohet që t’i eliminojnë subvencionet (shtesat) që me aq shumë zhurmë i kundërshtojnë para pak viteve”, ka thënë Kuti, duke shtuar se shtesat për lehona munden vetëm të rriten.
“Këto shtesa munden vetëm të rriten, a asnjëherë të ulen ose eliminohen. Familjet kosovare po ia dalin shumë më mirë për shkak të kësaj dhe për shkak të shumë politikave të tjera që janë bërë pjesë e përhershme e peisazhit tonë institucional dhe shoqëror”, ka thënë Kurti.