Kurti: Në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë

10 shkurt 2021 | 12:07

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti, ka deklaruar të mërkurën se pas ardhjes së tij në krye të ekzekutivit do ta nxjerrin Kosovën nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës dhe nga pazaret me Serbinë.

Ai ka deklaruar se në çdo takim me ndërkombëtarët do t’ia kërkojë borxhin Serbisë.

“Ne jemi të vendosur që ta nxjerrim Kosovën edhe nga korrupsioni i pushteteve të pasluftës por edhe nga pazaret me Serbinë, e cila i ka shumë borxh popullit të Kosovës edhe gjatë okupimit, edhe gjatë luftës. Serbia ka kryer krime të luftës, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, andaj ne do të përfaqësojmë me dinjitet Kosovën dhe në çdo takim ndërkombëtar apo të ndërmjetësuar nga ndërkombëtarët do t’ia kërkojmë borxhin Serbisë”, ka thënë Kurti.

Këto deklarata ai i ka dhënë pas homazheve që i ka bërë tek varri i aktivistit Arben Xheladini, në 14 vjetorin e demonstratës së 10 shkurtit ku mbetën të vrarë nga plumbat e gomës Arbeni dhe Mon Balaj./KP/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza…