Kurti në Davos: Kosova dhe Shqipëria janë një komb, krahasimi me Moldavinë nuk qëndron
20 janar 2026
| 21:11
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka theksuar lidhjet e forta midis Kosovës dhe Shqipërisë, duke i cilësuar si një komb të vetëm.
Ai shtoi se, megjithëse ekzistojnë dy shtete dhe dy pasaporta, nuk ka dy kombe të ndryshme.
“Në Kosovë, një gjë e tillë mund të kishte pasur rëndësi në pjesën veriore pesë ose dhjetë vite më parë, por tani kjo nuk ekziston”, u shpreh Kurti.



