Kurti në Davos takon ministrin e Kuvajtit për Energji Elektrike: Diskutuam për një sërë mundësish investimi

22 janar 2026 | 16:15

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të enjten në “Shtëpinë e Kosovës” në Davos, ka pritur në takim dr. Sabeeh Al-Mukhaizeem, ministër i Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Ripërtëritshme,  ushtrues detyre i ministrit të Financave e ministër i Shtetit për Çështje Ekonomike dhe Investime i Shtetit të Kuvajtit.

Gjatë këtij takimi, të cilin Kurti e ka quajtur “pozitiv dhe konstruktiv”, ka thënë  se ka falënderuar ministrin Al-Mukhaizeem për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Kuvajtit ndaj “përparimit ekonomik të Kosovës dhe njohjes së saj ndërkombëtare”.

“Fokus i veçantë ishin edhe planet ambicioze të Qeverisë për mandatin e ardhshëm. Specifikisht, diskutuam për një sërë mundësish investimi me interes të mundshëm për Shtetin e Kuvajtit dhe bizneset kuvajtiane, përfshirë sektorët e energjisë, hekurudhave, stadiumeve dhe rezervuarëve të ujit”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kylian Mbappe po konfirmon edhe një herë statusin e tij…