Kurti në krizë numrash, Hysamedin Feraj eskalon dhe shpërthen me akuza e ofendime ndaj opozitës

02 maj 2025 | 00:19

Kreu i VV-së, Albin Kurti, ndërsa është në siklet për numrat e konstituimit të Kuvendit, ka sulmuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në përmes ish-kandidatit për deputet, Hysamedin Feraj.

Ky i fundit ka publikuar një status të mbushur me “helm” në Facebook, duke akuzuar partitë.

Duke aluduar se LDK e refuzoi takimin me Kurtin, Feraj thotë se kjo parti “PDK-së dhe Serbisë ia fal vrasjen, ndërsa VV-së nuk ia fal epitetin ‘hajvan'”.

Në fund, ai përmend edhe kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn, duke shtuar se “ai ia fal krimet Serbisë, pa ia kërkuar Serbia”.

“Sqimatare LDK-ja! Vrasjen ia fal PDK-së (dhe Serbisë), por kurrë nuk ia fal epitetin ‘hajvan’ VV-së. Harrova: Edhe Ramushi ia ka falur krimet Serbisë pa ia kërkuar Serbia!”, shkroi Feraj.

LDK-ja refuzoi dje ftesën e Kurtit për takim, para seancës së sotme të Kuvendit, ndërsa PDK-ja ka pranuar, por takimi vetëm ka konfirmuar pozitat që mbajnë këto dy subjekte.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një plan sekret është zbuluar nga mediat ndërkombëtare. Shteti teokratik…