Kurti: Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojë programi SuperPuna për të rinjtë, duke iu shtuar edhe SuperPuna për gratë
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka shkruar në “Facebook” se rrugëtimi për shtet për krejt vijoi nga Ferizaj në Prishtinë, në Hajvali.
Ai ka thënë se në mandatin e ardhshëm do ta vazhdojnë SuperPunën për rini të cilës ia shtojnë edhe SuperPunën për gratë.
“Më 2021 e kemi marrë qeverisjen me 512 milionë euro deficit buxhetor të trashëguar, tash e kemi reduktuar atë në 25 milionë euro. 141 milionë euro borxh i kishte shteti operatorëve ekonomikë, e kemi reduktuar në 21 milionë euro. E 7 qershori përveçse data e zgjedhjeve, shënon edhe 116 ditë nga formimi i qeverisë së re më 12 shkurt të këtij viti. Edhe në fletën e votimit, përsëri e kemi numrin 116. Voto 116, Lëvizjen VETËVENDOSJE! bashkë me partnerët e saj, dhe qitja pikën!”, ka shkruar Kurti.



