Kurti në Romë flet për programin qeverisës

19 dhjetor 2019 | 13:24

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është duke qëndruar në një vizitë njëditore në Itali.

Kurti në llogarinë e vet në “Facebook” ka bërë me dije se ka qëndruar në Parlamentin e Italisë, ku folur për programin qeverisës të qeverisë që pritet të drejtohet nga ai.

“Qëndrimin njëditor në Romë, e fillova me takimin në Parlamentin italian ku u prita në një dëgjim nga kryetarët e komisioneve parlamentare të punëve të jashtme dhe atij të mbrojtjes, znj. Marta Grande dhe z. Gianluca Rizzo. Në këtë dëgjim ishin të pranishëm edhe rreth 15 deputetë të tjerë të këtyre dy komisioneve e nga parti të ndryshme”.

“Prezantimi im u përqendrua në programin qeverisës zhvillimor që ne kemi si dhe në shpjegimin e gjendjes socio-ekonomike dhe të rrethanave gjeopolitike ku ndodhet Kosova. Më pas pyetjet e tyre ishin të shumta e për tema të ndryshme: investimet nga mërgata, të drejtat e pakicave, rëndësia e KFOR-it, lidhja me Shqipërinë, dialogu me Serbinë, krimet e luftës, korrupsioni i paqes etj. Në fund, i ftova përfaqësuesit italianë që ta vizitojnë Kosovën në vitin e ardhshëm dhe u pajtuam që në legjislaturën e shtatë ta avancojmë grupin e miqësisë Kosovë-Itali”, ka shkruar Kurti.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/albini2017/photos/a.222845524882006/758907227942497/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu ka komentuar situatën rreth…