Kurti: Në Shtime janë bërë e po bëhen investime të vlefshme

21 gusht 2025 | 10:34

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti,.ka thënë se në Shtime janë bërë e po bëhen investimeve të vlefshme, si nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ashtu edhe nga Komuna e Shtimes.

“Kësaj radhe, bashkë me kryetarin Qemajl Aliu, fillimisht ishim në fshatin Vojnoc për të parë punimet e nisura rishtazi për rivitalizimin e rrugës “Ibrahim Shabani” – e gjatë dy kilometra dhe e gjerë pesë metra, e cila lidh Shtimen me Ferizajn dhe Lipjanin. Projekti ka vlerë rreth 420 mijë euro dhe financohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Ai ka treguar se pastaj përuruan trasenë, e cila e lidh rrugën “12 Qershori” me “William Walker”, në kuadër të unazës së vogël të qytetit, investim në vlerë gati gjysmë milioni euro. “Traseja është e gjatë 375 metra dhe e gjerë gjashtë metra, ka të gjithë infrastrukturën përcjellëse, si rrjedhën e kanalizimit atmosferik, ndriçimin publik dhe trotuaret në dy anët. Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. Përgëzime për punën që po bëhet dhe urime, pikësëpari, banorëve dhe qytetarëve të Shtimes”, ka deklaruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Hisen Berisha  Kosova nuk mund të mbetet peng i…