
Kurti në Suharekë nuk përgjigjet nëse do ta dërgoj emrin e mandatarit te Osmani
Edhe pse kanë paralajmëruar një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm për ta votuar mandatarin për kryeministër, LV-ja ende s’e ka bërë të ditur se kur mund të ndodh kjo.
Përgjigje për këtë nuk ka dhënë as lideri i kësaj partie, Albin Kurti.
Ai sot para gazetarëve i pyetur për këtë ka thënë se për këtë çështje diskutohet në Prishtinë.
“Këto janë gjëra të Prishtinës, atje i diskutojmë ato”, ka thënë Kurti para gazetarëve në ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Suharekë.
Ndryshe, kryetari i ri i Kuvendit të shtunën e shpalli të konstituar Kuvendin e Kosovës, pavarësisht se ende nuk është zgjedhur nënkryetari nga radhët e komunitetit jo shumicë serb. Në anën tjetër kjo s’është pranuar nga njohës të fushës e as nga partitë e tjera si PDK dhe LDK.