Kurti në takim me kryetarët e qendrave: Këtë vit s’do të ketë zgjedhje nacionale

23 shkurt 2022 | 08:03

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur takim me koordinatorët e partisë së tij, të cilëve u ka thënë se këtë vit nuk do të ketë as zgjedhje parlamentare e as lokale në nivel vendi. Në vend të kësaj, ai tha se ky do të jetë viti i zgjedhjeve të brendshme të LV-së.

LV ka bërë me dije se është mbajtur takimi i parë i koordinatorëve të rinj të partisë. Në takim është diskutuar për zgjedhjet e reja që do të mbahen brenda subjektit, teksa aty kanë marrë pjesë Albin Kurti, Sekretarja Organizative, Vlora Haxhimehmedit dhe Koordinatori për Qendra, Valon Hoti.

Kurti deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje nacionale dhe as lokale këtë vit.

“Viti 2022 nuk do të jetë vit i zgjedhjeve parlamentare e lokale, por vit i zgjedhjeve brenda Lëvizjes sonë, tha Kurti”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas përkeqësimit të situatës mes Rusisë e Ukrainës ishte paraparë…